Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

07 dhjetor 2018 13:21

Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër Bibliotekës së tij Presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruas së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishte ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë - Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter - ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

Princi i Uellsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme