Botë

Për shkak të krizës Rusi – Ukrainë, SHBA gati të dërgojë anije lufte në Detin e Zi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të dërguar një anije ushtarake në Detin e Zi, në kuadër të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga rrjeti televiziv CNN, transmeton abcnews.

Rrjeti televiziv Cnn, duke cituar tre zyrtarë të lartë amerikanë, raporton se shtetet e bashkuara të Amerikës po marrin masat e duhura për të dërguar një anije lufte në detin e Zi, në një moment që tensionet mes Moskës dhe Kievit janë përshkallëzuar. Uashingtoni do të informojë dhe Ankaranë për lëvizjen, ashtu si parashikohet dhe në konventën e Montreux që drejton dhe kalimimn e anijeve ushtarake nëpërmjet Bosforit.

Pentagoni i ka kërkuar tashmë departamentit Amerikan të shtetit që të njoftojë autoritetet turke për kalimin e mundshëm të një anije amerikane luftarake, bjë lëvizje kjo si reagim e veorimeve ruse në ngushticën e Kërc. Nga ana tjetër ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se trupat ushtarake ruse në pjesën lindore të Krimesë, e aneksuar nga Moska në 2014-ën, kanë kryer një stërvitje ushtarake me sisteme raketore anti ajrore.