Luksemburgu vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas Foto: Ilustrim

Luksemburgu vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas

05 dhjetor 2018 19:26

Një koalicion i ri qeverisës në Luksmburg, ka premtuar se do të bëjë falas transportin publik.

Independent raporton se ky vendim do të aplikohet nga vera e vitit 2019, transmeton Koha.net.

Biletat në transportin publik përfshinë udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusë.

Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin.

Për të funksionuar sistemi i transportit në Luksemburg kushton rreth 1 miliard euro në vit, por si rezultat i ofertave koncesionare çmimet janë vetëm 30 milionë euro në vit.

Në disa qytete të mëdha ofrohet transporti falas në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkimi i rrugëve, si në disa qytete në SHBA. Megjithatë asnjë shtet në botë nuk e ka tërë sistemin e transportit publik falas.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme