Botë

Pritet pezullimi i rritjes së taksës për karburante në Francë

Descriptive Text

Qeveria franceze pritet të pezullojë rritjen e taksës së karburanteve pas disa javëve me protesta të dhunshme.

Protestat janë mbajtur në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë tre fundjavave të kaluara. Kryeministri Edouard Philippe kërkoi kompromis me protestuesit, por ata bënë thirrje për bisedime dhe përmendën kërcënimet me vdekje nga ekstremistët në radhët e tyre, raporton BBC.

Tre persona kanë vdekur që nga fillimi i trazirave dhe dhunës, sidomos kur statuja u shkatërruan në Arc de Triomphe të shtunën e kaluar, shkruan ksp.

“Jelekët e verdhë” janë quajtur kështu për shkak se protestuesit kanë bartur jelekët e verdhë të ndezur që kërkohet të mbahen në çdo automjet në bazë të ligjit francez.

Lëvizja protestuese është rritur përmes mediave sociale dhe ka përkrahës në të gjithë spektrin politik.

Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh dy vjet më parë me një mandat për reforma gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë dukshëm në muajt e fundit.