Botë

Sot nisin homazhet për presidentin Bush

Trupi i ish-presidentit të SHBA-së, George H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit sonte në mbrëmje, ku amerikanët do të nderojnë jetën e presidentit të 41-të të vendit.

Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe publikun që do të tregojnë respektin e tyre deri të mërkurën dhe vizitorët do të kalojnë para arkivolit të ish-presidentit Bush. Ai vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premten mbrëma në moshën 94 vjeçare.

Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe publikun që do të tregojnë respektin e tyre deri të mërkurën, dhe vizitorët do të kalojnë para arkivolit të ish-presidentit Bush. Ai vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premten mbrëma në moshën 94 vjeçare.

George H.W. Bush, i cili shërbeu një mandat në Shtëpinë e Bardhë 1989-1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Uashington, nga ku do të niset për varrim të enjten në truallin e bibliotekës së tij presidenciale në Teksas.

Funeralet shtetërore mbahen tradicionalisht për presidentët e tanishëm ose të mëparshëm dhe zyrtarë të tjerë të caktuar nga presidenti.

Funerali shtetëror është një ngjarje dhjetë-ditore dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë brenda shtetit ku zyrtari ka banuar, ceremonitë brenda Uashingtonit, dhe ceremonitë në shtetin në të cilin individi ka zgjedhur për t’u varrosur.