Botë

SHBA, digjet një shtëpi dhe vdesin 6 persona

Një zjarr i fuqishëm ra në një shtëpi në qytetin e Logansport, në shtetin amerikan të Indiana.

Autoritetet gjetën nën rrënoja gjashtë trupa të pajetë, përfshi edhe katër fëmijë.

Viktimat janë një vajzë 25 vjeçe dhe tre fëmijët e saj, 3 muajsh, një vjeç dhe 3 vjeç.

Gjithashtu u gjet edhe një burrë 42 vjeç dhe vajza e tij 10 vjeçe. Ndërkohë dy persona të mbijetuar u dërguan në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të kësaj të mërkure, ndërkohë që po hetohet në shumë drejtime.