Shpërthim pranë një uzine kimike në Kinë, të paktën 22 të vdekur

Shpërthim pranë një uzine kimike në Kinë, të paktën 22 të vdekur

28 nëntor 2018 09:53

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm pranë një uzine kimike në qytetin kinez të Zhangjiakou.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme masive me rreth 50 automjete të shkatërruara.

Shpërthimi, siç transmeton oranews raportimet, në afërsi të Hebei Shenghua Chemical Co., Ltd. në Zhangjiakou ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (28 nëntor).

Një video e publikuar nga vendi i ngjarjes tregon një karvan makinash të parkuara në rrugë që digjen dhe flakët që dalin nga uzina kimike.

Të paktën 38 kamionë të mëdhenj dhe 12 makina të vogla u dogjën.

Autoritetet lokale i bënë thirrje qytetarëve të qëndrojë larg nga zona pasi vazhdojnë operacionet e kërkimit-shpëtimit.

Deri më tani, 22 persona u konfirmuan zyrtarisht të vdekur dhe 22 të tjerë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalet lokale.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme