BE-ja miraton marrëveshjen me Britaninë për Brexit-in Foto: Reuters / ilustrim

BE-ja miraton marrëveshjen me Britaninë për Brexit-in

25 November 2018 10:54

Marrëveshja e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian është miratuar nga udhëheqësit e BE-së.

27 udhëheqësit e dhanë përkrahjen e tyre, pas një diskutimi që zgjati më pak se një orë në Bruksel.

Ishte presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka rekomanduar që BE-ja të miratojë marrëveshjen e Brexit-it, raporton KTV.

Rekomandimi u bë pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, mori garanci nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për Gjibraltarin dhe e hoqi kërcënimin e tij për të bojkotuar samitin.

Kryeministrja britanike, Theresa May, është shprehur optimiste se shteti i saj do të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Procesi i daljes nga BE-ja do të fillojë në mars të vitit 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme