Botë

Gjenerali britanik: Rusia, kërcënim më i madh se ISIS-i

Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë sesa Shteti Islamik (ISIS).

Kështu u shpreh Gjenerali i ushtrisë britanike, Mark Caleton-Smith.

Ai tha se Britania dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia”, transmeton Tch.

Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar kibernetikën dhe forcën ushtarake nënujore.