Botë

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë, në një treg në qarkun fisnor Orakzai të Pakistanit, ku u vranë të paktën 35 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

Policia fillimisht kishte thënë se një bombë ishte vendosur në një kuti me perime dhe kishte shpërthyer, teksa kishte në tregun e mbushur me njerëz më 23 nëntor, në qytetin Klaya që gjendet në kufi me Afganistanin, raporton REL.

Qarku i këtij qyteti, ku ka ndodhur sulmi, është i banuar me shumicë shiite.

Në një deklaratë të publikuar sot, faqja e grupit militant IS, Amaq tha se IS-i merr përgjegjësinë për sulmin, i cili thuhet se është kryer nga një sulmues vetëvrasës i grupit militant.

IS-i po ashtu pretendon se në këtë sulm janë vrarë 57 myslimanë shiitë dhe 75 të tjerë janë plagosur.