Botë

BE: Të gjithë ata që vranë Khashoggin të mbahen në përgjegjësi

Bashkimi Evropian kërkon që të gjithë ata “që me të vërtet janë përgjegjës” për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duhet të mbahen përgjegjës, ka thënë shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Kolumnisti i gazetës amerikane “Uashington Post”, Jamal Khashoggi, u vra pas hyrjes së konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor. Zyrtarët saudit kanë fajësuar për vrasjen agjentë mashtrues si dhe kanë hedhur poshtë pretendimet se princi, Muhammed bin Salman kishte njohuri për operacionin. Riadi ka paraburgosur 21 persona ndërsa ndaj 5 prej tyre kërkoi dënim me vdekje.

Shefja e diplomacisë evropiane, Moggerini, në një konferencë për media në Ankara, së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha se “ BE-ja ka qenë gjithmonë kundër dënimit me vdekje, mirëpo presim që në përputhje me parimet dhe vlerat tona, sistemi gjyqsorë të zhvillojë një hetim të plotë, transparent dhe të drejtë” tha Moggerini.

Ndërkohë, Agjencia Qendrore e Intelegjencës, CIA, beson se princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll, raportoi ditë më parë, agjencia e lajmeve Reuters.

Burimet për Reuters thanë se CIA ka njoftuar qeverinë amerikane duke përfshirë Kongresin, për rezultatin e hetimeve, që bie në kundërshtim me deklaratat e A. Saudite se princi Mohammed nuk ishte i përfshirë.