Botë

Hip në 81 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni, 900 të zhdukur

Descriptive Text

Zjarret e pyjeve në Kaliforni kanë lënë mbi 81 të vdekur deri më tani, ndërkohë që zyrtarët dhe vendasit përpiqen për të gjetur familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre, mes thuajse 900 personave që autoritet thonë se ende mungojnë.

Por lista zyrtare e personave të zhdukur luhatet çdo ditë; javën e kaluar ishte 1,200, para se të binte në numrin aktual.

Zjarri parashikohet të mos jetë plotësisht i përmbajtur deri më 30 nëntor, por Pastor Gallagher thotë se të shpërngulurit, shumë të pastrehë, tashmë kanë filluar të përshtaten, transmeton TCH raportimin e medieve.

“Normalitet i ri është duke u vendosur. Të jetosh në rimorkio, apo duke vendosur gjashtë familje në një shtëpi, tregon se kemi shumë punë për të bërë”, thotë ai

Mungesa e informacionit të besueshëm ka nxitur krijimin e një rrjeti të personave të zhdukur. Anëtarët e familjes dërgojnë fotografi të të dashurve të tyre në në Facebook dhe në grupe të tjera.

Në terren, listat e gjata të shkruara me dorë të emrave dhe numrave të telefonit mbulojnë bordet e mesazheve në qendrat e evakuimit.