Pas shirave të shumtë, “deti” në shkretëtirën e Arabisë Saudite

Pas shirave të shumtë, “deti” në shkretëtirën e Arabisë Saudite

21 nëntor 2018 22:10

Që nga 10 nëntori Arabia Saudite është përfshirë nga të reshura të shiut që nuk mbahen ndër mend.

Se ç’gjendje e keqe mbretëron atje, tregon edhe fakti se nga moti i ligë kanë vdekur dhjetëra njerëz e janë bërë edhe dëme të mëdha materiale.

Image

Gjatë disa ditëve të shkuara në Arabinë Saudite nga reshjet dhe vërshimet kanë vdekur 30 persona, kumton Saudi Gazette, transmeton Koha.net.

Shërbime për shpëtim kanë njoftuar se kanë evakuuar rreth 4,000 veta nga rajonet e vërshimeve që kanë ë ndodhur në afërsi të Xhedasë.

Uji në këto pjesë ka mbuluar pothuaj tërësisht shkretëtirën e shumë dëshmitarë thonë se vërshime të tilla nuk kanë parë e nuk kanë përjetuar kurrë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme