Botë

Brukseli miraton marrëveshjen e BREXIT-it

Marrëveshja e negociuar me Londrën në lidhje me BREXIT mori sot miratimin e 27 vendeve të BE-së.

Bisedimet janë në pikat e fundit, megjithatë dy palët duhet ende të bien dakord për marrëdhëniet e tyre pas BREXIT-it, shkruan ATSH.

“Etapa e parë e vështirë u kalua, ne arritëm të ruajmë unitetin e 27-es”, u shpreh ministri austriak i Çështjeve Europiane, Gernot Blumel, pas një mbledhje me homologët e tij në Bruksel.