Maqedonia me notë proteste ndaj Hungarisë për ikjen e Gruevskit

Maqedonia me notë proteste ndaj Hungarisë për ikjen e Gruevskit

19 nëntor 2018 18:38

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil në Hungari.

Gjatë vizitës së sotme në Shkup midis ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks dhe sekretarit shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, ky i fundit është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit./Alsat M

Komentet

Shto koment

Të ngjashme