Botë

Gjermania përshëndet arritjen e marrëveshjes për Brexitin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të mërkurën se ishte shumë i kënaqur që negociuesit britanikë dhe të Bashkimit Evropian kishin arritur një projekt-marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga unioni.

“Ky është një lehtësim i madh. Dalja e Britanisë nga BE është dhe mbetet një vendim për të cilin na vjen keq. Megjithatë, ne duam të vazhdojmë të kemi sa më afër një marrëdhënie të mundshme me miqtë tanë britanikë. Tani kemi ardhur në një hap vendimtar”, tha Maas në një deklaratë.

Drafti i marrëveshjes mes britanikëve dhe negoicatorëve të BE-së, për kushtet e daljes së Britanisë nga unioni, u publikua gjatë ditës së martë nga mediat në Londër, transmeton tch.

Ai u prit me kritika të shumta nga mbështetësit e Brexit-it, të ciëlt e akuzuan kryeministrin Theresa May se i është nënshtruar Bashkimit Europian, duke pranuar kushte të ashpra të tyre.