Botë

Fleckestein: Hungaria s’i jep azil politik Gruevskit

Descriptive Text

Eurodeputeti Knut Fleckestein, ka thënë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski për azil politik.

“Vështirë të mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Për një gjë, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe e dyta, çdo herë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Alsat.

Përndryshe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjendet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.