Botë

Trumpi i reagon Macronit për ushtrinë e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është përgjigjur presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas deklaratave se Evropa duhet të ketë ushtri të veten që e mbron nga Kina, Rusia e SHBA-ja.

Pak ditë pasi Trump ishte në Francë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, presidenti amerikan i ka kujtuar homologut francez se ishte Gjermania ajo me të cilën Franca luftoi në Luftërat Botërore.

Macron kërkon “ushtri të njëmendtë evropiane” në mbrojtje nga Rusia e SHBA-ja

“Emmanuel Macroni sugjeroi krijimin e një ushtrie të veten për të mbrojtur Evropën nga SHBA-ja, Kina e Rusia. Por ishte Gjermania në Luftërat Botërore – Si funksionoi kjo për Francën? Ata nisën të mësonin gjuhën gjermane në Paris, para se SHBA-ja të ndërhynte. Paguani për NATO-n ose jo!”ka shkruar Trump në Twitter.