Botë

Protestuesja zhvishet në sheshin e Parisit

Derisa presidentit i Francës priste përfaqësuesit e shteteve të ndryshme, një femër gjysmë e zhveshur ka arritur t’i ikë policisë tek Harku i Triumfit në Parisë dhe ka vrapuar drejt kolonës së veturave ku gjendej presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo kishte të shkruar në gjoksin e saj sllogane që përmbanin fjalët “Falso” dhe “Paqe”.

Policia e ndaloi femrën dhe veturat vazhduan rrugën, transmeton KosovaPress.

Presidenti Trump është një ndër liderët e shumtë që morri pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Shumica e liderëve të tjerë udhëtuan së bashku nga pallati presidencial “Elize”, ndërsa presidenti Trump mbërriti vetëm.