IFJ reagon ndaj heqjes së akreditimit për gazetarin e CNN-it Foto: Reuters

IFJ reagon ndaj heqjes së akreditimit për gazetarin e CNN-it

08 nëntor 2018 16:19

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dënoi sot dhunën verbale të Donald Trump kundrejt medias dhe sanksionimin e Shtëpisë së Bardhë kundër një gazetari të CNN-it, që iu hoq akreditimi, pas një debati të ashpër me presidentin amerikan.

“Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar dje, që i dedikohej rezultateve të zgjedhjeve në Kongres, presidenti i SHBA-së theksoi sërish se mediet janë armiku i popullit duke u kapur me gazetarin e CNN-së, Jim Acosta”, shkruan në Twitter, IFJ-ja, që e gjykon këtë situatë të papranueshme.

Raportuesi i CNN-it, që kërkonte të pyeste presidentin në lidhje me karvanin e emigrantëve në Amerikën Qendrore dhe mbi hetimin në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, refuzoi t’i dorëzonte mikrofonin një punonjëseje në Shtëpinë e Bardhë dhe menjëherë më pas iu hoq akreditimi nga Shtëpia e Bardhë deri në një urdhër të ri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme