Trumpi shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm Foto: AP / ilustrim

Trumpi shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

07 nëntor 2018 21:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën ka shkarkuar nga posti i tij, Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

“Me kërkesën tuaj po e paraqes dorëheqjen time”, ka shkruar Sessions në një letër dërguar shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Matthew Whitaker do të marrë detyrën e lënë bosh si ushtrues detyre, ka thënë presidenti Trump, raporton CNN.

“Jemi të gëzuar të ju njoftojmë se Matthew G. Whitaker, Shef i Stafit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokurori ynë i ri i Përgjithshëm në detyrë i SHBA-së. Ai do t’i shërbejë vendit mirë... Ne e falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij, dhe i dëshirojmë çdo të mirë! Një zëvendësim i përhershëm do të nominohet në një datë tjetër”, shkroi Trumpi në Twitter, transmeton Koha.net.

Ai nuk u përgjigj në pyetjen direkte për Sessions gjatë konferencës së tij për media të mërkurën, duke thënë se në përgjithësi është “jashtëzakonisht” i kënaqur me Kabinetin e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme