Trumpi përplaset me gazetarin e CNN-it në konferencën për media Foto: Reuters

Trumpi përplaset me gazetarin e CNN-it në konferencën për media

07 nëntor 2018 20:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pasur një tjetër përplasje me rrjetin televiziv CNN.

Këtë herë ai pati një debat të tensionuar me gazetarin Jim Acosta, teksa mbante një konferencë për zgjedhjet e mes mandatit.

Acosta e kishte pyetur Trumpin nëse mendon se i demonizoi imigrantët kur e quajti karvanin e migrantëve “pushtim”.

Kur një zyrtare e Shtëpisë së Bardhë provoi ta ndërpriste pyetjen e Acostas, Trumpi e quajti “person të vrazhdë dhe të tmerrshëm”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme