Botë

Gjermania, donatorja e dytë më e madhe në botë

Vetëm vitin e kaluar, qeveria gjermane ofroi 1,8 miliardë euro ndihmë humanitare dhe zhvillimi, sipas një raportimit të FAZ. Me këtë Gjermania zë vendin e dytë mes donatorëve botërorë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane, "Frankfurter Allgemeine Zeitung", qeveria gjermane në vitet 2014-2017 ka mbështetur me afër 4 miliardë euro projekte humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq. FAZ bazohet në një raport të qeverisë gjermane për ndihmën humanitare jashtë vendit për vitet 2014-2017, që kabineti qeveritar do ta miratojë të mërkurën në Berlin.

Rritje e ndihmës humanitare shënohet në vitet 2017 dhe 2017 pas eksodit masiv të njerëzve nga Siria dhe krizës së urisë në Afrikë. Fokusi i ndihmës humanitare në Lindjen e Afërt dhe Afrikë ka qenë tek furnizimi me ujë të pijshëm dhe higjiena.

Qeveria gjermane vetë nuk zbaton projekte humanitare, por ajo garanton me mbështetjen financiare të organizatave në vend që projektet të relaizohen. Tre të katërtat e fondeve të Gjermanisë në vitet 2014-2017 shkuan për organizatat e OKB-së si programi i OKB-së për Ushqimin, UNHCR dhe organizata e OKB-së për Palestinën.