Botë

Vdes pas sulmit me acid, aktivistja ukrainase kundër korrupsionit

Kateryna Handzyuk, 33-vjeçe, aktiviste e njohur kundër korrupsionit në Ukrainë ka vdekur mbrëmë, tre muaj pasi është sulmuar me acid.

Raportohet se kishte pësuar djegie mbi 40% të trupit të saj, gjithashtu kishte marrë lëndime të rënda edhe në sy.

Handzyuk që ishte anëtare e këshillit të qytetit Kherson, kishte hyrë deri tani në 11 operacione, por nuk u mbijetoi, njofton BBC, transmeton Koha.net.

Deri tani pesë të dyshuar për sulmin me acid ndaj saj janë në paraburgim ndërsa presidenti Petro Poroshenko, ka bërë dje thirrje që vrasësit e saj të dënohen.