Varrosen viktimat e sulmuar në një manastir në Egjipt, ishin cak i ISIS-it

03 nëntor 2018 21:19

Koptët egjiptianë kanë varrosur gjatë ditës shtatë persona të cilët, një ditë më parë, u vranë gjatë sulmit ndaj një autobusi i cili transportonte të krishterë në një manastir.

Të gjashtë personat ishin pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa organizata terroriste ISIS mori përgjegjësinë për sulmin. Autoritetet egjiptiane filluan kërkimin për sulmuesit, raporton KTV.

Pas sulmit, Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, premtoi se “do ta vazhdojë luftën kundër terrorizmit”.

Sulmi, i cili ndodhi të premten, është i dyti në afërsi të Manastirit të Samuelit, gjatë një viti e gjysmë. Në maj vitit 2017, 29 persona u vranë kur sulmuesit hapën zjarr në dy autobusë që transportonin të krishterët në manastir, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e mori DEASH.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme