Arabia e përfshirë në edhe një vrasje

03 nëntor 2018 20:41

Arabia Saudite ende nuk e ka sqaruar rastin me gazetarin e vrarë Jamal Khashoggi, derisa është akuzuar se ka përgjegjësi edhe për vdekjen e dy vajzave në SHBA. Por, shteti ka mohuar përfshirjen në vdekjen e dy motrave në SHBA.

Tala Farea, 16-vjeçare, dhe motra e saj Rotana, 22-vjeçare, u gjetën të vdekura në lumin Hudson, të lidhura me njëra-tjetrën. Mediat amerikane thonë se motrat në fjalë kishin aplikuar për azil politik në SHBA, raporton KTV.

Raportet në media tregojnë se familjarët e vajzave të vrara i kanë thënë policisë se një zyrtar i ambasadës saudite u kishte telefonuar atyre më 23 gusht, duke i urdhëruar vajzat të ktheheshin në Arabinë Saudite.

Pretendimet e tilla janë përgënjeshtruar nga Zëdhënësja e Ambasadës Saudite. Javën e kaluar, Konsullata Saudite në New York tha se ka caktuar një avokat i cili do ta ndjekë rastin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme