SHBA-ja rivendos sanksionet kundër Iranit

SHBA-ja rivendos sanksionet kundër Iranit

03 November 2018 08:19

Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi mbrëmë rivendosjen e të gjitha sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, të cilat ishin hequr nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi të hënën dhe mbulojnë sektorët të tillë si transporti, sektori financiar dhe ai energjetik i Iranit. Ky është grupi i dytë i sanksioneve që administrata rivendos që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja historike në muajin maj.

LEXO EDHE: Irani nuk i frikësohet sanksioneve amerikane

Me përjashtime të kufizuara, sanksionet do të penalizojnë ato vende të cilat nuk ndalojnë importimin e naftës iraniane dhe kompanitë e huaja që bëjnë biznes me njësi iraniane që ndodhen në listën e zezë, përfshirë bankën qendrore të Iranit, një numër institucionesh financiare private si dhe portin e kompanitë e transportit nën menaxhimin qeveritar, transmeton zëri i Amerikës.

Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet "synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e Republikës Islamike të Iranit". Ai publikoi një listë me 12 kërkesa që Irani duhet të plotësojë nëse dëshiron heqjen e sanksioneve. Ato përfshijnë dhënien fund të mbështetjes për terrorizmin, dhënien fund të angazhimit ushtarak në Siri si dhe ndalimin e plotë të prodhimit të raketave bërthamore dhe balistike.

“Presioni maksimal nënkupton presionin maksimal”, tha sekretari Pompeo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme