Botë

Trumpi: Gjithnjë e them të vërtetën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten se gjithnjë mundohet ta thotë të vërtetën kur është e mundshme, pavarësisht se si e portretizojnë mediat, raporton BBC.

“Unë mundohem”, ka deklaruar presidenti amerikan në intervistë për ABC News. “Unë gjithnjë dua ta them të vërtetën. Kur mundem, e them të vërtetën”.

Trumpi është përballur vazhdimisht me kritika të mediave më të mëdha amerikane, por edhe prej kundërshtarëve politikë, se po gënjen kur është fjala për çështje që dihet mirëfilli se janë të mirëqena. Ka pasur raste edhe kur bashkëpartiakët republikanë e kanë akuzuar presidentin se po shtrembëron të vërtetën.

“Nganjëherë ndodh që diçka që ndodh që ndryshon, por unë gjithnjë pëlqej të jem i besueshëm”, ka deklaruar Trump në emisionin e Jonathan Karlit.

Prej fillimit të presidencës së tij, mediat amerikane, sidomos gazetat “Washington Post” dhe “New York Times” kanë nxjerrë deklarata të Trumpit të cilat janë demantuar prej fakteve në terren.