Botë

10 vjet burgim australianit që e inkurajoi gruan për vetëvrasje

Descriptive Text

Një burrë australian është dënuar të premten me dhjetë vjet burgim për shkak se është shpallur fajtor për inkurajim të gruas për vetëvrasje, në një rast që besohet se do të vërë precedent botëror, raporton BBC-ja.

Graham Morant, 68 vjec, është dënuar muajin e kaluar për këshillim dhe ndihmë gruas, Jennifer Morant, që t’ia merrte vetes jetën më 2014. Ai ishte motivuar që të përfitonte prej sigurimit shëndetësor të gruas, ka vlerësuar gjykata në vendimin përfundimtar.

Morant si trashëgimtari i vetëm i skemës, kishte shpresuar të fitonte 1.4 milionë dollarë australianë, apo rreth një milionë amerikanë, transmeton Koha.net.

“Ju e keni këshilluar gruan tuaj që të vetëvritej për shkak se donit që t’i kishit në duart tuaja 1.4 milionë dollarë”, ka vlerësuar gjykatësi Peter Davis në një gjykatë australiane.

Vendimi ka marrë formën e prerë pasi është shqyrtuar edhe nga Gjykata Supreme.