Botë

Gjykata hungareze liroi kameramanen që shkelmonte refugjatët

Xhirimi u bë viral: në të shihej një kameramane hungareze, duke rrëzuar dhe duke shkelmuar migrantët, teksa ata iknin prej policisë afër kufirit Hungari-Serbi, në shtator të 2015-tës.

Incidenti nisi ta simbolizonte pritjen negative, nganjëherë të dhunshme, me të cilën u përballën shumë migrantë. Megjithatë, Gjykata Supreme Hungareze të martën e ka liruar Petra Laszlon. Kjo gjykatë ka vendosur se vendimet e dy gjykatave të instancës më të ulët, të cilat e kishin dënuar Laszlon me tri vjet me kusht, të rishikohen. Ajo nuk është dashur të akuzohet për kundërvajtje, e jo për vepër penale, ka konstatuar Kuria, Gjykata Supreme hungareze.