Merkel: Largimi nga CDU-ja nuk e dobëson ndikimin tim në skenën botërore Foto: Reuters / ilustrim

Merkel: Largimi nga CDU-ja nuk e dobëson ndikimin tim në skenën botërore

30 tetor 2018 23:30

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur poshtë brengat se largimi i saj nga posti i liderit të Kristian Demokratëve do ta dobësonte ndikimin e saj dhe do ta kishte të pamundur të merrej në mënyrë të efektshme me liderët botërorë si presidenti amerikan, Donald Trump apo ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në një konferencë për media përkrah presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, i cili qëndroi në Berlin për një samit mbi Afrikës, Merkeli tha se vendimi i saj për të mos garuar më për udhëheqësinë e partisë do t’i japë kohë më shumë për t’u marrë me çështjet.

“Nuk besoj se do të ndryshojë diçka në pozicionin negociues në negociatat ndërkombëtare – madje mund të thuhet se kam më shumë kohë të përqendrohem në detyrat e mia si shefe e qeverisë”, tha ajo të martën, raporton Reuters.

Manfred Weber, kandidati i Gjermanisë për kreun e Partisë Popullore Evropiane (EPP) i cili do të zëvendësonte presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, tha se vendimi i Merkelit do t’i jepte më shumë kohë të lirë asaj që të merret me agjendën vizionare për Evropën, transmeton Koha.net.

Weber, anëtar i partisë bavareze konservatore CSU, i tha ZDF-it se Merkeli ka kohë që është zë i fuqishëm për Evropën, dhe tani mund ta përforcojë tej rolin e saj prej lidereje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme