Clinton: Do të doja të bëhem presidente

Clinton: Do të doja të bëhem presidente

30 October 2018 12:04

Ish-kandidatja për presidente nga Partia Demokratike në SHBA, Hillary Clinton, ka dërguar porosi të përziera, duke thënë se nuk dëshiron të kandidojë sërish për postin e të parit në Amerikë, por duke shtuar më pas se do të donte të bëhej presidente një ditë.

E pyetur nga revista për teknologji, “Recode” të premten nëse dëshironte të kandidonte sërish për presidente, Clinton ka thënë: “Jo, jo”.

Por, pas një pushimi të shkurtër, ajo ka shtuar: “Paj, do të doja të bëhem presidente”, transmeton CNN, raporton Koha.net.

“Shpresoj se kur një president demokrat të zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, në janar të 2021-ës, do të ketë shumë punë për të bërë”, ka sqaruar ajo, duke shtuar: “Puna do të ketë të bëjë me punën për të cilën jam e përgatitur, pasi që kam qenë në Senat për tetë vjet, diplomate në Departamentin e Shtetit, kështu që do të ketë shumë sfida”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme