Botë

SHBA, si do të vepronte në rast të luftës bërthamore

Descriptive Text

Sulmi në aeroportin e ushtrisë siriane ka treguar se Trump nuk ngurron të përdorë forcën kur është e nevojshme e vendosja e kryqëzorëve raketorë dhe e aeroplan bartëseve afër Koresë Veriore, është hapje e re fronti fatal për gjithë botën, transmeton Koha.net.

Qëkur është bërë president, Donald Trump, ai ka trashëguar një situatë shumë të ndezur gjeopolitike në Ukrainë, Kore Veriore, Siri, Afganistan e në Baltik, ndërsa në duar drejtpërsëdrejti ka makinerinë më të fuqishme ushtarake në botë – Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe arsenalin e tyre të kokave bërthamore.

Sikur, në skenarin më të zi, marrëdhëniet ndërkombëtare të binin në pikën më të ultë dhe sikur drejt SHBA-së të fluturonin kokat luftarake bërthamore nga Rusia e Kina, çfarë do të bënte Trump dhe Qeveria amerikane?

Përkundër kërcënimeve nga sulmet bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja me vite nuk ka pasur plan 'si të sigurohet veprimi i pushtetit ekzekutiv në rast të sulmit', shkruan revista e njohur "Foreign policy ".

Vetëm presidenti amerikan Jimmy Carter në vite 70-ta të shekullit të shkuar ka vërejtur se askund në procedurat zyrtare nuk kishte përgjigje në pyetjet kryesore: Nëse Qeveria e mbijeton luftën bërthamore, çfarë saktë do të bënte ajo pas saj? Si të identifikohet trashëgimtari i pozitës presidenciale? Kush do ta identifikonte? Si do të përmbusheshin tri funksionet kryesore të presidentit: Të jetë në krye të pushtetit ekzekutiv, shef i shtetit dhe komandant i forcave të armatosura?

Para se Carter të pranonte realizimin e planeve të reja, nga të cilat këto ditë u hoq shenja e sekretit, situata ishte mjaft brengosëse. Nga çdo agjenci federale pritej të ndërtonte bunkerin e vet nëntokësor në të cilin të punësuarit e saj do të mund të mbroheshin nga lufta bërthamore, porse agjencitë këtë detyrim nuk e kuptuan seriozisht.

Në rast sulmi, krerët e selive të përbashkëta do të urdhëronin që 60 përmbarues të pushtetit ekzekutiv të transferohen në njërin nga lokacionet e sigurta, nga të cilët primari do të vendosej në malin Weder në shtetin federal Virxhinia, ndërsa ushtria e aviacioni do të kishin helikopterë të mjaftueshëm për një të tretën e këtyre personave .

Strehimoret bërthamore të ndërtuara gjatë viteve të 50 –ta u desh të meremetohen. Nuk kishte kurrfarë procedurash për evakuimin e pjesës së madhe të popullatës. Ushtrimet ushtarake injoruan skenarin e mundshëm të sulmit bërthamor. Carter urdhëroi unifikimin e programit kombëtar të mbrojtjes civile me qëllim që të sigurohej mbetja gjallë e 80 për qind e popullatës në rast të sulmit.

Në vitin 1979 Carter kishte ishte krijuar Agjencinë Federale për situata të jashtëzakonshme (FEMA). Agjencia kishte përgjegjësinë për mbikëqyrje të mbrojtjes civile, sigurimin e lokacioneve për shpërngulje dhe krijimin e rezervave të domosdoshme në rast lufte. Njëkohësisht Carter kishte ndërmarrë edhe sfidën më të rrezikshme – krijimin e mekanizmit që do t’iu siguronte pasardhësve të presidentit dhënien e urdhrit për luftë bërthamore, për kohën edhe pas luftës bërthamore.

Sipas këtij plani, Sektori për Ushtri i Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zyrtarëve të saj, me radhë, u kishte ndarë trashëgimi kompetencash presidenciale me emra kodues të cilët duhej t’ua tregonin punëtorëve të mbetur gjallë në Pentagon. Shumë shpejt problemet me këtë plan u bënë të dukshëm. Nëse predhat sovjetike do të fluturonin drejt SHBA-së, askush nuk do të përpiqej që detajisht ta verifikonte identitetin e personave që do të paraqiteshin. E çfarë do të ndodhte sikur sulmi të ndodhte në vetë Pentagonin?

Plani tjetër ka qenë i menduar për të ofruar mënyrë më fleksibile dhe më të decentralizuar për ruajtjen e pushtetit ekzekutiv. Të përgatiste pesë ‘ekipet ndër agjenci’ me nga 50 veta secila, që në rast të situatave të jashtëzakonshme do të vendoseshin në njërin nga lokacionet e sigurta, që do të ishin qindra sish, e ku do të mund të ushtroheshin të gjitha funksionet e pushtetit ekzekutiv.

Detyra e parë e tyre do të ishte gjetja e presidenti i vërtetë – të mbeturin gjallë në rangun më të lartë të ushtruesit të detyrës shtetëror. Tani detaj janë sekret, por ato përfshijnë përdorimin e çipeve sinjalet e të cilave do t’i përcillte FEMA dhe Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake.

Secili ekip do të kishte personel të mjaftë të trajnuar që presidentit aktual t’i ofronte përkrahje në kryerjen e tri detyrave kryesore të presidentit: Komandant suprem, kryetar shteti dhe shef Qeverie. Do të komunikonte me ekipet tjera dhe me elementët e mbetur gjallë të Pentagonit për të kryer planet për luftë bërthamore. Do të përgatiste shënime informative dhe raporte mbi përmasat e shkatërrimit. Do të ishin në kontakt me pushtetet lokale e shtetërore, transmeton Koha.net.

Secili ekip e lokacion është menduar ashtu që të mund të funksionojë gjashtë muaj të plotë përkrahje të jashtme. Në planet e Carterit gjenden edhe udhëzimet si të formohet sërish Kongresi, si të mobilizohen të gjitha resurset kombëtare dhe si të vendose sistemi civil i rezervistëve. Shumica a planeve të Carterit edhe sot është me shenjën “sekret”, porse shumë detaje mund të verifikohen nga burime të ndërlidhura.

CIA, pas planeve të Carterit ka krijuar Sektorin për përkrahjen e informative në situatat e jashtëzakonshme, i cili përgatit dërgimin e ekipeve tre anëtarësh në vende të sigurta.

Nga dokumentet buxhetore vërehet se si edhe agjencitë e tjera federale i kanë rritur buxhetet për të trajnuar dhe të pajisur ekipe për të mbështetur pasardhësit presidencialë. Pentagoni ka testuar edhe komandimin me celularë të qendrave të komandës. Forcat Ajrore ka ndarë satelitë komunikimi të destinuara vetëm për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të qeverisë.

Është e njohur se Ronald Reagan ka qenë i pakënaqur me planet e Carterit, sepse ka besuar se nuk është i mundur garantimi i mbetjes gjallë të kabinetit presidencial. Njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt Thomas Read e bindi të mos e braktiste sistemin e Carterit, por ta përpunonte atë.

Planet sigurisht se kanë avancuar nga atëherë deri më tash, porse ato, për arsye të qarta, mbahen në sekretin më të madh. Në rast sulmi bërthamor në SHBA, pothuaj është e sigurt se do garantohej vazhdimësia e qeverisjes dhe e kabinetit presidencial. E vetmja pyetje që shtrohet është nëse do të jetë e mundur edhe garancia e mbijetesës së vetë Donald Trumpit.