Botë

Trump gjen këshilltar të ri për siguri, është gjeneral ushtrie

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka emëruar pasardhësin e Michael Flynn, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare, i cili ka komprometuar sigurinë kombëtare, duke biseduar me zyrtarë rusë.

Këshilltari i ri i Presidentit Trump do të jetë gjenerali i ushtrisë amerikane Herbert Raymond McMaster.

McMaster ka lindur në vitin 1962 dhe është oficer karriere i ushtrisë amerikane, i cili ka pasur poste me rëndësi në ushtrinë amerikane.