SHBA-ja mund të hyjë në luftë me Kinën brenda 15 vitesh

SHBA-ja mund të hyjë në luftë me Kinën brenda 15 vitesh

25 tetor 2018 13:09

Ish-komandanti i Ushtrisë Amerikane në Evropë ka paralajmëruar se ka gjasa të mëdha që SHBA-ja të hyjë në luftë me Kinën gjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme.

Lejtnant-gjenerali i pensionuar, Ben Hodges ka thënë se aleatët evropianë do të duhet të bëjnë më shumë për t’i fuqizuar sistemet e tyre mbrojtëse, përballë një Rusie që po ngritet, pasi që amerikanët do të duhet që ta fokusojnë vëmendjen në mbrojtjen e interesave të tyre në Paqësor, raporton agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Pres”, transmeton Koha.net.

“SHBA-ja ka nevojë për një shtyllë të fortë evropiane. Mendoj se brenda 15 vitesh – nuk është e pashmangshme – por ka mundësi të mëdha që ne të jemi në luftë me Kinën”, ka thënë Hodges para një salle të mbushur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, një tubim dyditësh i ekspertëve ushtarakë dhe politikë të Evropës Qendrore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme