Botë

Erdogan i lumtur për rezultatin, opozita kërkon rinumërim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet se ka uruar kryeministrin turk për rezultatin në referendumin e sotëm në Turqi.

Sipas burimeve të Reuters, Erdogan është shprehur i lumtur për rezultatin që i jep rolit të presidentit kompetenca më të thella.

Në referendumin e sotëm, 51.24 për qind votuan pro ndryshimeve, dhe për këtë votim Erdogan përmes telefonit i ka thënë kryeministrit Binali Yıldırım se është krenar për mbështetjen e popullit.

Në anën tjetër, partia kryesore opozitare Partia Republikane Popullore ka kërkuar rinumërim të rreth 60 për qind të votave.

Sipas kësaj partie, nga Bordi i Lartë Elektoral është lejuar numërimi i votave të pavulosura.