Botë

Sipas Ivanovit, deputetët në Maqedoni vepruan në kundërshtim me vullnetin e popullit

Descriptive Text

Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese, presidenti Gjorge Ivanov sot me rastin e shënimit të Ditës së luftës revolucionare së Maqedonisë ka kritikuar deputetët në mesazhin e urimit.

Sipas tij, deputetët kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Në referendumin e mbajtur më 30 shtator, populli me mos votim është deklaruar kundër zgjidhjeve të përshpejtuara dhe të dëmshme, pa u arritur paraprakisht konsensus nacional. Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës”, theksoi Ivanov në mesazhin e urimit për Ditën e Luftës Revolucionare, transmeton Alsat M.

Ivanov mes tjerash në mesazhin e sotëm duke kritikuar Kuvendin thekson se kjo gjeneratë nuk guxon të lejojë që “Maqedonia të bëhet e pavlefshme”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë atë patjetër është dashur që ta marrë parasysh, por shumica e të zgjedhurve të popullit veproi kundër vullnetit të popullit. Populli gjithmonë i kujton të guximshmit, ndërkaq historia i përçmon të frikësuarit dhe të korruptuarit. Pa respekt ndaj të kaluarës, pa identitet dhe vetëdije nuk ka të tanishme me prosperitet, por as do të ketë ardhmëri më të mirë”, shkruan Ivanov. /KosovaPress/