Botë

Kërcënohet Sorosi

Një pako që dyshohet se përmbante pajisje shpërthyese është gjetur në kutinë postare jashtë rezidencës së miliarderit George Soros të hënën në New York.

Sipas mediave amerikane, Sorosi nuk ishte në shtëpi në momentin kur një punëtor kishte hapur pakon.

Ekipet profesionale kishin shpërthyer me kujdes pakon, ndërsa nuk dihen akoma detaje të tjera.

Sorosi së fundmi është duke u kundërshtuar me kampanja të forta në SHBA dhe Evropë.