Bota e çuditshme e kipcave të Kim Jong-unit

Bota e çuditshme e kipcave të Kim Jong-unit

21 tetor 2018 06:30

Howard X, një komedian nga Hong Kongu, dhe Minyong Kimi nga Seuli – i cili njihet ndryshe me nofkën Dragon Kim – janë të vetmit dy anëtarë të atij që njihet si Njësiti i Kipcave të Kim Jong-unit.

Gjatë gjashtë vjetëve të fundit, dyshja ka përfituar para të majme falë ngjasimit të çuditshëm të tyre me liderin koreanoverior – duke futur në xhepa deri në madje 10 mijë funte në ditë, për një punë që përfshin vrojtimin e videolojërave, hapjen e qendrave tregtare dhe argëtimin e mysafirëve nëpër ahengjet për ditëlindje të miliarderëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

“Kur Kim Jong-uni bën ndonjë gjë të pazakontë, si të shkrepë ndonjë raketë apo ta quajë Trumpin ‘matuf’, atëherë telefoni im nuk pushon së cingëruari me oferta për punë”, thotë Howard. “Zakonisht është thirrje e minutës së fundit, por ndonjëherë më paralajmërojnë 24 orë përpara. Dhe angazhimi mund të përfshijë absolutisht çdo lloj pune”.

Minyong është në negociata me “Kentucky Fried Chicken” rreth xhirimit të një reklame të re, teksa Howardi është punësuar së fundmi për t’u shfaqur në një manifestim në Makau, bashkë me kipcat e presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme