Ekonomia kineze shënon rritjen më të ngadalshme që nga 2009-shi

Ekonomia kineze shënon rritjen më të ngadalshme që nga 2009-shi

19 tetor 2018 13:26

Pekin, 19 tetor - Ekonomia e Kinës është tkurrur në 6,5 % rritje gjatë tremujorin të tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve.

Ajo shënoi rritjen më të ngadalshme tremujore krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009, gjatë recesionit global, kur ekonomia e Kinës u rrit me 6,7% mbi objektivin e kujdesshëm të qeverisë prej 6,5% rritje vjetore.

Mao Shengyong, zëdhënësi i Byrosë Kombëtare të Statistikave, tha se ekonomia e dytë më e madhe në botë ka mbajtur një tendencë të qëndrueshme në nëntë muajt e parë të vitit.

Në muajt e fundit, ekonomia kineze është penalizuar nga tarifat e Uashingtonit, me një vlerë prej 250 miliardë dollarë për mallrat kineze, afërsisht sa gjysma e të gjitha eksporteve të Kinës në SHBA.

SHBA thotë se Kina po angazhohet në praktika të padrejta tregtare, duke përfshirë vjedhjet e pronësisë intelektuale dhe transferimet e detyruara të teknologjisë. Presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu dëshiron të zvogëlojë deficitin tregtar të vendeve, të cilat arritën 375 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Ekonomia kineze është rritur fuqishëm gjatë dekadave të fundit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme