Papa merr ftesën për të vizituar K.Veriore

Papa merr ftesën për të vizituar K.Veriore

19 tetor 2018 09:38

Papa Françesku ka pranuar të enjten një ftesë nga Koreja Veriore me ç’rast ka thënë se do të konsiderojë mundësinë që të realizojë një udhëtim historik në këtë vend, kanë thënë zyrtarët jugkoreanë, transmeton Reuters.

Presidenti jugkorean, Moon Jae-in i ka treguar Papës për ftesën e nisur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, gjatë një takimi 35 minutësh në Vatikan.

Një vizitë eventuale e Papës në këtë vend do të shënonte vizitën e parë të tillë në këtë shtet, i cili nuk lejon priftërinjtë të qëndrojnë përgjithmonë në territorin e Koresë Veriore.

Në po këtë vend ka pak informacion se sa banorë janë katolikë dhe sa prej tyre e praktikojnë fenë.

Vizita e Papa Françeskut në K.Veriore, ëndërr e realizueshme

Kim i ka shprehur liderit katotik jugkorean, dëshirën e tij për ta takuar Papën, në një takim të realizuar muajin e kaluar, prandaj lideri jugkorean i ka thënë se mund t’i dërgojë ftesën kreut të Selisë së Shenjtë.

Sipas presidencës jugkoreane, Papa i ka shprehur mbështetje të madhe Moonit, në përpjekjet e tij për të arritur paqen në Gashishullin Korean.

Zyra e tij e ka cituar Papën t’i ketë thënë Moonit: “Mos u ndalni, vazhdoni. Mos u frikësoni”.

I pyetur nëse Kim duhet të dërgojë një ftesë zyrtare, Papa është cituar t'i ketë thënë Moonit se, “mesazhi nga ju është i mjaftueshëm megjithatë do të ishte mirë nëse do të kishte ftesë zyrtare”.

“Unë sigurisht se do të përgjigjem nëse marr ftesë dhe mund të shkoj”, është raportuar të ketë thënë Papa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme