Botë

Algjeria ndalon përdorimin e niqabit dhe të burkës në punë

Qeveria e Algjerisë ka ndaluar mbulimin e fytyrës me niqab dhe burkë në vendin e punës në shërbimet publike, njoftojnë medie ndërkombëtar.

Kryeministri i Algjerisë Ahmed Ouyahia ka ftuar ministrat e guvernatorët në vend që ta respektojnë rreptësisht udhëzimin që të mos lejojë “kurrfarë rrobash që pengojnë kryerjen e funksioneve në shërbimet publike e që janë rreptësisht të ndaluara në vendin e punës, sidomos niqabi".

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se të punësuarit duhet ta tregojnë identitetin e vet në vendet e punës në mënyrë që të evitohen kërcënimet e sigurisë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se “nga të gjithë të punësuarit kërkohet që të përmbahen nga çfarëdo veprimi e sjelljeje përfshirë edhe veshjen në kundërshtim me natyrën detyrave të veta, të sillen me respekt dhe në parim me punën ë shërbimet përfshirë edhe neutralitetin dhe transparencën."