Botë

Në Kanada hapen dyqanet e kanabisit

Të mërkurën në Kanada u hapën dyqanet e kanabisit pas vendimit për legalizimin për qëllime argëtimi të tij.

Vendimi shënon herën e të parë që një vend i madh perëndimor legalizon kanabisin.

Akti për kanabisin i Kanadasë përmbush një premtim të fushatës të kryeministrit Justin Trudeau për të hequr një pengesë ligjore 95-vjeçare.

Me gjithë shpresat e qeverisë, tregu i zi i shitjes së kanabisit nuk pritet të zhduket brenda natës.

Sipas shtypit kanadez, Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se do të duhen rreth katër vjet që ai të mbyllet plotësisht.

Partitë e opozitës akuzuan qeverinë se është nxituar për marrjen e këtij vendimi, duke thënë se njësitë e qeverisjes vendore, policia dhe mjekët po luftojnë me pasojat që sjell legalizimi tek shëndeti dhe zbatimi i ligjit.

Mosha minimale në rang federal për përdorimin e kanabisit është 18 vjeç, por shumica e provincave të vendit kanë vendosur si kufi, 19 vjeç.

Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit rezulton se 70 për qind e kanadezëve e mbështesin legalizimin e kanabisit.