Botë

Loja e jetës dhe vdekjes për të shkelur Evropën

Descriptive Text

Është terr burg, ndërsa kafshët e egra sillen përreth. Emigranti sirian, Aras Mahmoud, përkulet në drejtim të fëmijëve të tij, derisa ata flenë mbi bar në malet bullgare rrugës për në Serbi, duke u lutur që familja e tij ta çelë një tjetër ditë.

“Në këto male kurrë nuk jeni i sigurt, pasi gjithmonë ndonjë kafshë mund t’ju hajë apo t’ju sulmojë”, thotë Mahmoud (38), duke folur nëpërmjet përkthyesit nga një qendër për emigrantë në kryeqytetin serb, Beograd, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Dy fëmijët e mi janë tepër të frikësuar. Ata më thonë: ‘Jo baba, nuk duam të shkojmë me trafikantët, nuk duam të shkojmë në male’. Kemi vuajtur shumë në male”.

I frikësuar dhe i pashpresë, në këto orë të natës, Mahmoud tha se ende lufton me veten për shkak të vendimit të marrë katër vjet më parë për të vënë në lojë gjithçka – paratë dhe jetën e bashkëshortes dhe të fëmijëve – për t’i paguar disa të huaj për t’i trafikuar në një vend të sigurt, për t’u bërë kësisoj vetëm edhe një prej miliona njerëzve që trafikohen globalisht në atë që u bë e njohur si “Loja”.

“Nëse arrini, atëherë korrni sukses. Nëse jo, humbni. Prandaj dhe e quajnë loja”, thotë emigranti 20-vjeçar nga Afganistani, Ahmed Shakib, i cili ia doli të arrinte në Serbi nga Bullgaria, pas tri “lojërash” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.