Të burgosurat afgane të moralit

Të burgosurat afgane të moralit

14 tetor 2018 08:30

Shtatë muaj më parë 18-vjeçarja Bahara – që nuk është emri i saj i vërtetë – u burgos pasi që dështoi në testin, të cilit fare nuk do të duhej t’i nënshtrohej, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Bahara kishte ikur nga shtëpia e saj për t’u takuar me burrin, të cilin e dashuronte tash e sa kohë. Ata të dy kurrë nuk ishin takuar më parë, por kontaktonin vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve e mesazheve telefonike. Në natën që iku nga shtëpia, kur çifti u takua për herë të parë, burri e përdhunoi.

Por kur Bahara e raportin rastin e saj të përdhunimit në polici, në vend që t’i ofrohet mbështetja, ajo u dërgua në një spital dhe u detyrua t’i nënshtrohet testit të virgjërisë – praktikë kjo që në fakt është ndaluar në Afganistan që prej vitit 2016.

“Në atë kohe e kisha ciklin, po ashtu, dhe lutesha që të mos më dërgonin në spital. Por kot e kisha, ata as që më dëgjonin”, tregon Bahara. “Mendova se mjekët në fund të fundit do të më dërgonin në një vend ku do të më ofrohej të paktën privatësia. Por iu nënshtrova testit në një dhomë përplot me njerëz – kishte mjekë, infermiere dhe madje vizitorë që luteshin dhe pacientë të tjerë që mezi prisnin të ma shihnin trupin lakuriq. Në atë moment do të preferoja të isha e vdekur”, rrëfen ajo për tmerrin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme