Botë

Tsipras, mesazh Shkupit: Zbatoni marrëveshjen për emrin, ndryshe s’ka NATO dhe BE

Descriptive Text

“Nuk ka mundësi tjetër për të dy popujt përveç marrëveshjes së Prespës”, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras në fjalimin e tij në Këshillin e Lartë të Partisë qeveritare Syriza vetëm disa ditë para se parlamenti i fqinjit verior të Greqisë, Maqedonia, të votojë për ndryshimet kushtetuese që kërkon kjo marrëveshje.

“Marrëveshja e Prespës është një mundësi unike dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt dhe për stabilitetin në Ballkan. Nëse fqinjët tanë nuk e aprovojnë atë, duhet të dinë, dhe unë them me sinqeritet, se nuk ka alternativa të tjera”, tha Tsipras, shkruan tch.

Në të njëjtën kohë, Tsipras i ka çuar mesazh të tërthortë, duke bërë të qartë se nuk ekziston ndonjë plan alternativ edhe aleatit të tij qeveritar, ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos. Ky i fundit në vizitën e tij në SHBA kishte parashtruar një plan të dytë në rast se dështon miratimi i marrëveshjes së Prespës, që parashikon një marrëveshjeje ushtarake midis Greqisë dhe gjithë fqinjëve të saj me qëllim krijimin e një barriere që do të ndalë depërtimin rus në Ballkan.

“Nëse nuk e ndryshojnë emrin e tyre kushtetues, dua të jem i qartë, edhe Greqia nuk do ta lejojë këtë. Nuk do të pranoj hyrjen e vendit fqinj në NATO, BE, ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare ose në ndonjë formë bashkëpunimi ushtarak me emrin kushtetues ‘Republika e Maqedonisë’”, u shpreh Tsipras.

Duke ju përgjigjur disa kritikave që përse e majta greke është kaq e lidhur me politikën e SHBA -së, Tsipras ka theksuar se Greqia ka kërkuar dhe ja ka arritur të këtë marrëdhënie të respektueshme reciproke me fuqitë e mëdha të rajonit dhe të botës, por nuk kërkon protektorë.

Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin evropian dhe atyre lokale në majin e 2019, Tsipras ka paralajmëruar grekët se nëse votojnë për konservatorët e Mitsotakis, në Evropë do të fitojë [Viktor] Orban, ndërsa programi i Demokracisë së Re që flirton me të djathtën ekstreme për Greqinë është tepër neoliberal dhe se partia e tij Syriza do t’i rezistojë këtij kanibalizmi social që ai parashikon.