Trumpi përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia Foto: Reuters

Trumpi përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia

12 tetor 2018 18:28

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se mendimet dhe lutjet e tij janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga drejtësia turke.

“Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi”, shkruan Trump në Twitter, transmeton kp.

Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin shtëpiak dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme