Botë

Ekonomia kineze vazhdon rritjen, pavarësisht ”luftës” tregtare me SHBA

Descriptive Text

Pekin, 12 tetor – Tregtia e jashtme e Kinës u rrit në mënyrë të ndjeshme në shtator, pavarësisht nga shkurajimi për shkak të ”luftës” tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan të dhënat zyrtare të doganave.

Eksportet e Kinës u rritën 14,5 % në shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 226,7 miliardë dollarë.

Ndërkohë, importet u rritën me 14,3 % nga viti në vit me 195 miliardë dollarë. Kërkesa e fortë e brendshme e Kinës vazhdon të nxisë tregtinë e jashtme, pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump muajin e kaluar rriti tarifimet për 200 miliardë dollarë të tjera për mallrat kineze, nga 50 miliardë dollarë një vit më parë.

Kina i është kundërvënë duke rritur tarifat për importet e SHBA-së, duke përfshirë sojën, makinat dhe avionët.