Powell refuzon postin e ambasadores amerikane në OKB

Powell refuzon postin e ambasadores amerikane në OKB

12 tetor 2018 10:05

Uashington, 12 tetor – Ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Dina Powell, i bëri të ditur presidentit amerikan Donald Trump se nuk është e interesuar të marrë vendin e Nikki Haleyt si ambasadore e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, theksuan burime të administratës amerikane për Associated Press.

Zonja Powell, 45 vjeçe, menaxhere e ”Goldman Sachs”, ka folur drejtpërdrejt me presidentin Trump duke i kërkuar atij të hiqte emrin e saj nga lista e kandidatëve të OKB.

Pavarësisht afrimitetit me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Powell u kundërshtua edhe nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme