Irlanda e Veriut kërcënon me dështimin e negociatave të Brexit

Irlanda e Veriut kërcënon me dështimin e negociatave të Brexit

11 tetor 2018 13:33

Bruksel, 11 tetor – Mosmarrëveshja për Irlandën e Veriut mund të jetë pikërisht arsyeja e dështimit të negociatave mjaft komplekse të ”divorcit” të kërkuar nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian duhet të përgatitet për një shkëputje të dhimbshme, paralajmëroi të mërkurën negociatori europian, Michel Barnier.

Për një javë, liderët e BE-së do të ritakohen në Bruksel për një samit të cilësuar ‘’momenti i së vërtetës’’ për Brexit dhe asnjë marrëveshje nuk është gjetur për momentin midis Londrës dhe partnerëve të saj mbi mënyrën sesi do të kontrollohen nga doganat e BE-së mallrat që kalojnë tranzit nga provinca britanike e Irlandës së Veriut.

”Mungesa e një marrëveshja nuk ka qenë kurrë në skenarin tonë, por tani duhet të jemi të përgatitur”, paralajmëroi francezi para drejtuesve të bizneseve europiane të mbledhur në Parlamentin Europian në Bruksel.

”Më 29 mars 2019, ose brenda gjashtë muajve, Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian, tregu i përbashkët dhe bashkimi doganor. Ne kemi realizuar progres të kënaqshme për një tërheqje të strukturuar, por disa çështje delikate vijojnë të mbeten aty, kryesisht mbi mënyrën për të shmangur krijimin e një kufiri midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, sqaroi ai.

Paradoksi është se irlandezo-veriorët votuan masivisht kundër Brexit.

Komentet

Dardan12/10/2018 15:57

Kallaj zgjidhet problemi... Jepjani token atyre qe u'a keni marr Thjesht. Ujdhesa e Irlandes 1 shtet.

Shto koment

Të ngjashme